image E mbajtën në vend të panjohur një qytetar, kapen të dyshuarit

Kosovë

Rrëmbim/ E mbajtën në vend të panjohur një qytetar, kapen të dyshuarit

news image

Dy përsona të nacionalitetit turk janë arrestuar në Prizren pasi kishin kishin rrëmbyër një qytetar të këtij nacionaliteti dhe e kishin mbajtur në një vend të panjohur, njofton Policia e Kosovës.

Rrëmbyesit  janë kapur mbrëmë rreth orës 18:00 nga forcat e rendit.  Viktima e këtyre rrëmbyesve kishte  marr lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali

Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe ambasada e Turqisë në Kosovë. /Gazeta Sinjali/