image E rrahën dhe tentuan ta vrasin për një pronë një person në Gjilan, arrestohen dy nga 4 të dyshuarit

Siguri/ E rrahën dhe tentuan ta vrasin për një pronë një person në Gjilan, arrestohen dy nga 4 të dyshuarit

news image

Janë arrestuar dy persona të dyshuar për rrahjen dhe tentim vrasjen e një burri për një pronë në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.

Dy të arrestuarit së bashku me dy të dyshuar të tjerë dyshohet se e kishin sulmuar me mjete të forta dhe e kishin plagosur viktimën e rastit, pastaj ishin arratisur.

Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe kishte sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Të dyshuarit ishin kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk ishin gjetur aty.

Rasti kishte ndodhur më 3 maj, rreth orës 14:50, në rrugën “Edir Durham” në Gjilan, kurse arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme.

Siç njofton policia, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokuroit, njëri është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/