image E rrahën dhe e incizuan një vajzë, arrestohen tri të mitura në Drenas

Siguri

E rrahën dhe e incizuan një vajzë, arrestohen tri të mitura në Drenas

news image

Policia e Kosovës ka arrestuar tri vajza të mitura, të cilat dyshohen se kanë rrahur një të mitur tjetër, në fshatin Poklek të Ri të Drenasit, raporton Gazeta Sinjali.

Për më tepër, burimet brenda prokurorisë i kanë thënë Sinjalit se të dyshuarat përveç që e kanë rrahur, dyshohet se po ashtu e kanë incizuar me telefon të miturën, dje rreth orës 10:30.

Sinjali mëson se të dyshuarat për këtë rast janë intervistuar në prani të avokatit dhe punëtorit social dhe më pas janë dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/