image Gjilan: E rrah me grushta e shqelma gruan me të cilën po bashkëjetonte, policia u shkon në shtëpi

Siguri

Gjilan: E rrah me grushta e shqelma gruan me të cilën po bashkëjetonte, policia u shkon në shtëpi

news image

Një rast i dhunës në familje raportohet të ketë ndodhur në orët e para të së shtunës në Gjilan.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan bëjnë të ditur se një person ka sulmuar fizikisht gruan me të cilën po bashkëjetonte, për shkak të një mosmarrëveshje që kishin pasur.

“Pas një mosmarrëveshje verbale që kishte pasur me viktimën, i dyshuari revoltohet me çrast viktimën me të cilën ishin duke bashkëjetuar e sulmon fizikisht duke e goditur në kokë me grushta disa herë, pastaj me shqelma dhe e tërheq për flokë duke i shkaktuar lëndime të dukshme trupore”, ka thënë ky burim.

Sipas viktimës, dhuna fizike ka zgjatur rreth një ore pa ndërprerë.

“Viktima është dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Gjilan për trajtim dhe është pajisur me raport mjekësor. Viktima pas tretmanit mjekësor është liruar në shërim shtëpiak”, ka thënë tutje ai.

I dyshuari pas intervistimit është ndaluar për 48 orë. /GazetaSinjali/