image U njohën në Facebook/ Shqiptari tenton ta përdhunojë 23-vjeçaren greke, e rrah pasi ajo e refuzon

Evropë

U njohën në Facebook/ Shqiptari tenton ta përdhunojë 23-vjeçaren greke, e rrah pasi ajo e refuzon

news image

Një emigrant shqiptar është arrestuar nga Policia në Greqi, pasi dyshohet se ka tentuar ta përdhunojë e më pas e ka rrahur brutalisht një 23-vjeçare greke.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Ampelokipi, ku 30-vjeçari shqiptar kishte shkuar në shtëpinë ku banon 23-vjeçarja, me të cilën ishte njohur disa ditë më parë në rrjetin social Facebook.

Sipas dëshmisë së vajzës, pasi e ftoi në shtëpinë e saj dhe i ofroi pije, 30-vjeçari i kërkoi papritmas që të kryenin marrëdhënie intime. Pas refuzimit të saj, ajo thotë se shqiptari e ka goditur me grusht në fytyrë dhe trup duke tentuar ta përdhunojë.

Ajo deklaroi në Polici se ka rezistuar me të gjitha forcat e saj dhe kështu i riu shqiptar u largua nga shtëpia e saj.

Por në tentativë për t’u larguar shpejt, 30-vjeçari theu dorezën e derës dhe u bllokua brenda shtëpisë së 23-vjeçares, raporton abcnews.al.

Më pas ai doli në ballkon për t’u arratisur nga banesa, por nuk ia ka dalë, për pasojë 23-vjeçarja e mbylli në ballkon dhe thirri policinë.

/GazetaSinjali/