image E rëndë: Edhe dy të arrestuar tentojnë të bëjnë vetëvrasje në Qendrën e Ndalimit në Drenas

Siguri

E rëndë: Edhe dy të arrestuar tentojnë të bëjnë vetëvrasje në Qendrën e Ndalimit në Drenas

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte për një rast të tentim vetëvrasjes në Qendrën e Ndalimit në Drenas, ku një i arrestuar deshi t’i jap fund jetës duke u varur.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se ky nuk është rasti i vetëm me të cilin u përballën sot zyrtarët policorë në këtë qendër.

Kjo pasi që edhe dy të arrestuar të tjerë, që janë dërguar në ndalim kanë tentuar të ngufaten, duke e goditur veten me grushte.

Sipas burimeve të Sinjalit dy personat e ndaluar janë dërguar menjëherë në QKUK, ku mjeku ka udhëzuar qe të jenë nën kujdesin intensiv nga personeli mjekësor.

Sinjali do t’iu mbaj të informuar.

/GazetaSinjali/