image Nusja përlahet me vjehrrën në Prishtinë, kunati ndërhyn dhe e godet me grushte në kokë

Siguri

Nusja përlahet me vjehrrën në Prishtinë, kunati ndërhyn dhe e godet me grushte në kokë

news image

Një grua ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga kunati i saj, me ç’rast ky i fundit është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta Sinjali.

Burime të Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se deri te sulmi dyshohet se ka ardhur pasi viktima kishte pasur një mosmarrëveshje me vjehrrën e saj, me ç’rast ishte goditur më pas me grushte në kokë nga kunati i saj me të cilin nuk jetojnë në një shtëpi.

Sinjali mëson se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në qendrën e mbajtjes në Prishtinë dhe ndaj tij të inicohet rast ‘Lëndim i lehtë trupor’.

/GazetaSinjali/