image E rëndë/ Vritet me armë zjarri një burrë në Shkodër

Shqipëri

E rëndë/ Vritet me armë zjarri një burrë në Shkodër

news image

Shkodra është tronditur këtë të diel! Një vrasje ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Grudë e Re. Abcnews.al mëson se viktima quhet Prekë Tonaj 48 vjeç.

Burimet bëjnë me dije se 48-vjeçari është punonjës i ujësjellës kanalizimeve.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi rrethanat. Deri më tani nuk kemi detaje të reja si ka ndodhur vrasja.

Shkodra është ndër qytetet që nuk gjen qetësi nga ngjarjet kriminale. Në këtë qytet kriminaliteti është rritur  në vitin 2021 me 11.9% dhe është ulur zbulueshmëria me 5%.

/GazetaSinjali/