image E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Pejë dhe ikën - dalin pamje nga vendi i ngjarjes

Siguri

E rëndë: Vetura godet për vdekje këmbësorin në Pejë dhe ikën – dalin pamje nga vendi i ngjarjes

news image

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmë pas mesnate në qytetin e Pejës, ku këmbësori 41-vjeçar SH.G është goditur për vdekje nga një veturë në rrugën “Bill Clinton”, raporton Gazeta Sinjali.

Siç bëhet e ditur nga Policia e Kosovës, vetura e cila ka shkaktuar këtë aksident tragjik është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Me datë 26. 11. 2023 rreth orës 00:47 kemi pranuar informatën se në rrugën Bill Klinton në Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, një këmbësor dhe një veturë e cila ka ikur nga vendi i ngjarjes. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori i cili nuk ka arrite të përballoji plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku kujdestarë”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Trupi i pajetë i 41-vjeçarit është dërguar për obduksion në IML, ndërsa policia po punon në identifikimin e automjetit të përfshirë në aksident si dhe në kërkim të ngasësit të automjetit.

Për këtë aksident media lokale “Peja në fokus” ka publikuar pamje të rënda, ku viktima shihet në tokë.

/GazetaSinjali/