Një person dyshohet se është vetëvrarë sot në rrugën “Lec Gradica” në Prishtinë rreth orës 13:50, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu kanë bërë të ditur burime të Sinjalit brenda Prokurorisë dhe kanë dhënë detaje tjera.
Këto burime thonë se dyshohet që viktima e ka qëlluar veten me armë zjarri në kokë.
Sipas këtij burimi në vendin e ngjarjes ka dalë edhe mjeku i cili e konstatoi vdekjen e viktimës.
Sinjali ka kontaktuar edhe me policinë, mirëpo kanë thënë se nuk kanë informacione për këtë rast.