image E rëndë: Vdes njëri nga vëllezërit që u plagos te “Ujëvara e Mirushës”

Siguri

E rëndë: Vdes njëri nga vëllezërit që u plagos te “Ujëvara e Mirushës”

news image

Gazeta Sinjali raportoi më parë për disa të shtëna me armë te vendi i quajtur “Ujëvara e Mirushës” në aksin rrugor Klinë – Gjakovë, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Fadil Gashi, i cili njoftoi se njëri nga vëllezërit ka ndërruar jetë.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Gashi.

Sipas burimeve të Sinjalit, viktimat kanë qenë për iftar në restorant me familje, kur u përballën me të dyshuarit.

Personat që dyshohen se i gjuajtën vëllezërit i pritën ata në parking të restorantit, ku eskaloi situata.

Të njëjtat burime kanë bërë të ditur se vëllezërit janë pronarë të një autosalloni në Kijevë të Malishevës.

Në bazë të informatave të para të dyshuarit janë nga fshati Sferkë i Klinës.

/GazetaSinjali/