Këmbësori që ishte duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e lëndimeve të marra pasi u godit mbrëmë nga një veturë në fshatin Brejse të Fushë Kosovës, ka humbur jetën. Ndërsa shoferi i dyshuar tashmë është arrestuar dhe ndaluar, raporton Gazeta Sinjali.
Lajmin e ka bërë të ditur xhamia e Banullës së Lipjanit në rrjetin social “Facebook”, duke njoftuar edhe për detajet e ceremonisë mortore.
“Të Allahut jemi dhe te Ai do të kthehemi” Ju njoftojmë se: Ka ndërruar jetë Hazbi Hajriz Salihu nga fshati Banullë Varrimi bëhet me datën 12.12.2023 ditë e Marte në ora 14:00 pas namazit te ikindis në varrezat e lagjes Salihu nẽ fshati Banullë. Zoti e mëshiroftë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Siç raportoi Gazeta Sinjali, shoferi i cili dyshohet se shkaktoi këtë aksident është 47-vjeçari, Brahim Gashi.
I njëjti është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor, ku pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.