image E rëndë: Prizrenasi tenton të bëjë vetëvrasje te lumi Bistrica, shpëtohet mrekullisht

Siguri

E rëndë: Prizrenasi tenton të bëjë vetëvrasje te lumi Bistrica, shpëtohet mrekullisht

news image

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje e tillë mjaft e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën “Wiliam Walker” të Prizrenit, ku një person ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, si pasojë e gjendjes së rënduar emocionale.

Këtë e kanë bërë të ditur burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës dhe kanë njoftuar se i riu është është dërguar në këtë qendër pasi kishte tentuar të mbytej në lumin Bistrica, në orët e para të mëngjesit.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet që zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

/GazetaSinjali/