Një grua ka tentuar t’i japë fund jetës duke konsumuar fotoksinë. Ajo është identifikuar si M.F., 66 vjeçe, banuese në fshatin Ninat në Shqipëri. Aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve por nuk dihet gjendja e saj shëndetësore.
“Më datë 22.11.2021, rreth orës 18:50, u transportua me ambulancë për ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës shtetasja M.F.,66 vjeçe., banuese ne fshatin Ninat, bashkia Konispol, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat paraprake dyshohet sa ka pirë fotoksinë”, njofton policia.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.