image E rëndë në Itali: 17-vjeçarja vret nënën e saj, e mitura pranon krimin

Evropë

E rëndë në Itali: 17-vjeçarja vret nënën e saj, e mitura pranon krimin

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një provincë të Palermos në Itali, ku një vajzë 17-vjeçare ka vrarë nënën e saj.

Viktima 55-vjeçare, Teresa Spano, mësuese në një shkollë fillore, u gjet e vdekur në banesën e saj. Pas marrjes në pyetje, vajza e saj e mitur pranoi krimin e rëndë dhe rrëfeu se e kishte mbytur nënën e saj.

Mediat italiane bëjnë me dije se vrasja ishte epilogu tragjik i një sherri që kishte filluar mes nënës dhe vajzës në orën 3 të natës mes të dielës dhe së hënës.

17-vjeçarja fillimisht u tha policëve se nëna e saj ishte vetëvrarë, por pas marrjes në pyetje ajo doli zbuluar përballë prokurorëve, duke pranuar krimin e rëndë.

/GazetaSinjali/