Vrasja e 30-vjeçares Merushe Hazizi nga vjehrri i saj në fshatin Vidhisht në Roskovec të Fierit, ka tronditur mbarë opinionin publik.
Esmeralda, motra e viktimës tha për emisionin ‘Me zemër të hapur’ se fëmijët e të ndjerës ende nuk e kishin të qartë se nëna e tyre kishte ndërruar jetë.
Esmeralda fajësoi Fatjonin në lidhje me gjithçka që i kishte ndodhur motrës së saj.
Cili ishte shkaku i ndarjes së Merushes nga bashkëshorti i parë?
Shkaktar që u nda nga burri Merushja është Fatjon Hoxha. Ai tha që jam beqar e s’kam fëmijë. Më tej doli gruaja me një fëmije 8 vjeç.
Xhevahiri dhe Merushja nuk ka pasur njohje para se të njihej me Fatjonin. Prezantimi kur u lidhën me Fatjonin ishte shumë i acaruar. Fatjoni dhe Merushja janë bashkë për 3 vite.
A vinte gjatë kësaj kohe Merushja në shtëpi?
Dy vite nuk ka ardhur
Merushja në shtëpi, së fundmi unë ndërhyra dhe nisën ta takonin.
Ne nuk e pranonim martesën me Fatjonin se e njihnim kush ishte ai dhe familja e
tij. Fatjon Hoxha e mashtroi sa e ndau nga burri dhe fëmijët, ai ishte
shkaktari i të gjithave. Të marrësh nusen ta mbyllësh me çelës e të ikësh në
punë, nuk është zgjidhje.
Si e morët vesh lajmin e vdekjes së Merushes?
Lajmin e vdekjes së Merushes ma dha motra që është në fshat. Kur kam vajtur unë ka ardhur ambulanca për t’i çuar në morg. Lajmin saktësisht ma dha Fatjoni. Më tha babai më vrau Merushen. Përballje me Fatjonin pati, i thash më hoqe motrën nga duart. Më shihte në sy dhe qante.
Ditën e djeshme ka dalë detaji që policia ka qenë nën dijeni të asaj që mund të ndodhte.
Për faktin që policia ishte në dijeni, pse nuk na njoftoi ne familjarët e saj policia.
Si u njoh me
ish-bashkëshortin dhe cilat ishin marrëdhëniet me familjen e tij?
Babai i fëmijëve ka që kur është ndarë që nuk i ka parë fëmijët. Merushja nuk
ka pasur probleme as me familjen e ish burrit dhe as me burrin. Fajtor është
vetëm Fatjoni. Me ish bashkëshortin është njohur me mblesëri.
Përse njoftimi për vdekjen e Merushes ishte pa foto?
Gjithçka ka qenë nga tronditja dhe jo e qëllimshme.
Ç’mund të thoni për faktin që Fatjoni nuk mori pjesë në ceremoninë mortore të Merushes por nuk mori pjesë në atë të atit?
Ai as nuk bëri kërkesë të merrte pjesë në funeral, por edhe nëse do ta bënte ne nuk do ta pranonim.
Keni menduar se çfarë do të ndodhë me fëmijët tani?
Fëmijët janë pjesa jonë, janë gjithçka për ne. Babait të tyre i urojmë gjithë të mirat por ata janë fëmijët tanë. Ata morën pjesë në varrim, por nuk e dinin që ajo që po çonin në banesën e fundit ishte nëna e tyre.