image E rëndë: Ky është 55-vjeçari që humbi jetën sot në Drenas

Siguri

E rëndë: Ky është 55-vjeçari që humbi jetën sot në Drenas

news image

Policia e Kosovës sot njoftoi për vdekjen e një burri 55-vjeçar në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit, i cili dyshohet se thithi tymin e liruar nga ngrohësja elektrike. Mirëpo Sinjali ka mësuar identitetin e viktimës dhe detaje të reja rreth rastit.

Sinjali mëson se viktima është Besim Brahimi, i cili ka vdekur sot pas orës 12:00. Ai është gjetur pa shenja jete nga vëllai i tij në dhomën e gjumit në shtëpinë ku jetonte.

Sipas burimeve të Sinjalit, në dhomë ka qenë një ngrohëse elektrike me tela, e cila është rrëzuar dhe ka djegur disa objekte të plastikës, që pastaj kanë liruar sasi të madhe të tymit.

Lajmin e ka konfirmuar edhe djali i të ndjerit përmes një postimi në Facebook.

U prefsh në paqe baba jem, do të jesh gjithmonë në zemrat tona. InshAllah të shpërblen Zoti me lula të Xhehnnetit“, ka shkruar ai.

Sinjali mëson se ai pas vetës ka lënë gruan dhe katër fëmijë.

Detaje për Sinjalin kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë thënë se rasti është hapur si ‘vdekje e dyshimtë’, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në IML.

Prishtinë, 28 janar 2022 – Rreth orës 14:00 është raportuar për një rast të vdekjes së dyshimtë të ndodhur në fshatin Zabel i Ulët të komunës së Drenasit. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes duke filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit.

Në vendin e ngjarjes janë ftuar edhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 55 vjec. Mbështetur në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima ka humbur jetën si rezultat i thithjes së tymit të shkaktuar nga një nxemëse elektrike.

Megjithë dyshimet e ngitura policia me kujdes të shtuar po heton rastin si vdekje të dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore që do ti kontribuonin hetimit të ngjarjes përderisa trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion“, ka thënë zëdhënësi Agron Borovci për Sinjalin.

/GazetaSinjali/