Gazeta Sinjali ka raportuar dje për një vetaksident trafiku që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë, më saktësisht te Parku i Biznesit.
Në njoftimin e Policisë thuhet se në veturë ishte shoferja dhe dy prindërit e saj, të cilët kanë pësuar lëndime, mirëpo nëna nuk ka mundur t’iu bëjë ballë atyre dhe ka vdekur.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.
Raporti i Policisë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Nacionale M9 Prishtinë – Pejë, 24.04.2022 – 13:50. Është raportuar se e dyshuara femër kosovare, derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën me targa vendore kishte humbë kontrollin mbi mjetin dhe ishte rrokullisur. Si pasoj e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesja e veturës femër kosovare dhe dy pasagjerë, prindër të saj . Të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe rreth orës 20:05 njëri prej pasagjerëve viktima femër kosovare ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.