image E rëndë: Aktorja e filmave pornografikë masakron djalin 2-vjeçar në Itali

Evropë

E rëndë: Aktorja e filmave pornografikë masakron djalin 2-vjeçar në Itali

news image

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Itali, pasi që një grua, që kishte marrë pjesë në disa filma pornografikë ka masakruar djalin e saj 2-vjeçar dhe më pas trupin e pajetë e kishte lënë në një arkë supermarketi duke tronditur punonjësit dhe klientët.

Fëmija kishte marrë nëntë plagë me thikë në trup, gjoks dhe qafë.

Thika me të cilën ishte kryer krimi u gjet në çantën e gruas 44-vjeçare e cila e kishte hedhur bluzën e djalit të saj të mbuluar me gjak dhe xhupin e saj në një ndërtesë aty pranë.

Sipas autoriteteve, nëna 44-vjeçare Catalin Erzebet Bradaks e cila dikur kishte qenë aktore në filmat pornografikë, kishte për qëllim të hakmerrej ndaj babait të fëmijës me të cilin ishte divorcuar kohët e fundit, pasi që çifti ishte në një mosmarrëveshje të gjatë për kujdestarinë e fëmijës. /Abcnews.al/

Babai, i cili jeton në Hungari, njoftoi autoritetet pasi mori një fotografi të djalit të tij të vdekur përmes WhatsApp.

Autoritetet thonë se nëna e foshnjës e dërgoi foton pak para se të nisej drejt supermarketit. /GazetaSinjali/