Një i moshuar i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ura e Ali Pashës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Dunavat” të Gjirokastrës në Shqipëri.
Viktima është identifikuar si Servet Koçiu, 70 vjeç.
I moshuari ka gjetur vdekjen e menjëhershme pasi ka rënë nga një lartësi rreth 50 metra.
Familjarët kishin dalë në kërkim të tij, por e gjetën të pajetë në urën e “Ali Pashës”, e cila ndodhet disa metra larg shtëpisë së tij.