Një 60-vjeçar japonez ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vrasjen e një mjeku, të cilin e mbajti peng për 12 orë.
Ky i fundit kishte shkuar në shtëpinë e të dyshuarit bashkë me dy kolegë për t’i ofruar ndihmë psikologjike, pasi pak ditë më parë 60-vjeçarit i kishte vdekur një familjar.
Televizioni publik japonez, NHK, njofton se mjeku i mbajtur peng, ndërroi jetë në spital, për shkak të plagëve të marra.
I dyshuari për arsye të panjohura e ka sulmuar mjekun. Ai hapi zjarr me një armë gjahu ndaj njërit prej anëtarëve të ekipit mjekësor, një fizioterapist 41-vjeçar, përdori gaz lotsjellës kundër tjetrit dhe mori peng mjekun 44-vjeçar.
Policia gjeti jashtë shtëpisë së të moshuarit 2 mjekët e plagosur, të cilët i çoi në spital. Ende nuk ka asnjë informacion për gjendjen e tyre shëndetësore.