image E rëndë: 41-vjeçari në Gjakovë alivanoset pasi u drogua me heroinë në veturë - intervenon Policia

Siguri

E rëndë: 41-vjeçari në Gjakovë alivanoset pasi u drogua me heroinë në veturë – intervenon Policia

news image

Abuzimi me substanca narkotike mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Shtjefën Gjeqovi” në Gjakovë, ku një 41-vjeçar u gjet i alivanosur në veturën e tij si pasojë e konsumimit të narkotikëve.

Varësia nga droga e ka detyruar viktimën që të përdor substancën e dyshuar heroinë, që u gjet në veturën e tij posa Policia doli në vendin e ngjarjes, thonë burimet e Sinjalit.

Rasti u denoncua nga një qytetar i cili e vërejti 41-vjeçarin e alivanosur në veturë dhe njoftoi menjëherë Policinë.

Sasia e heroinës u konfiskua nga zyrtarët policorë që intervenuan, ndërsa i dyshuari është dërguar fillimisht në spital për trajtim mjekësor e më pas është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Bazuar në dëshminë e tij të dhënë para hetusve policorë është kuptuar se 41-vjeçari është përdorues i narkotikëve.

Ndaj tij, me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Posedim i  paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/