Pak javë më parë Luiz Ejlli ka komentuar rreth lojës së disa prej banorëve më të spikatur të edicionit të kaluar të “Big Brother Vip Albania”. Ndalur te Arjola Demiri, këngëtari u shpreh se loja e saj i është dukur e shtirur.
Ditën e sotme në “Big Brother Fan Club” ka qenë e ftuar vetë Arjola e cila ka folur për herë të parë rreth deklaratave të Luizit. Përballë dy miqve që surprizuan artistin në shtëpinë e BBVA, aktorja u shpreh se në asnjë moment të atij rrugëtimi nuk është shtirur as për gjënë më të vogël.
Aktorja theksoi se ndryshe nga viti i kaluar, këtë edicion Luizi ka shtrirë ndikimin e tij dhe i ka vendosur ai rregullat e lojës. Sipas saj, kjo ka bërë që banorët të kenë “frikë” të jenë të ndjeshëm apo të derdhin lot sepse Luizi do t’ju a përmendi kundër.
Pavarësisht këtyre, Arjola u shpreh se nuk e gjykon dhe as nuk i del kundër Luizit pasi mundohet ta kuptojë pozicionin e tij. Nga ana tjetër edhe miqtë e këngëtarit thanë se deklarata e tij për lojën e Arjolës ka qenë një gabim.