Rasti i ri i konfirmuar me COVID-19 në Lushnje është një 60-vjeçare nga lagja “18 Tetori”.
Nuk ka historik udhëtimi jashtë shtetit, ndërsa është transportuar mbrëmë nga Lushnja drejt Tiranes me simptoma që kanë rezultuar pozitive me koronavirus.
Ky është rasti i shtatë në Lushnje ndërkohë vetëm një ka gjetur vdekjen, të tjerët janë rikuperuar.
Ende nuk dihet se si është infektuar e moshuara dhe dyshimi i autoriteteve është ndonjë vizitë qa mund të jetë bërë në banesën e saj dhe nuk ja ka treguar mjekëve, prandaj rasti po hetohet edhe nga policia.