Një zyrtar i Policisë së Kosovës është kërcënuar me familje të premten rreth orës 21:00 në Prishtinë, mëson Gazeta Sinjali.
Burimet e Sinjalit njoftojnë se gjithë ngjarja filloi derisa zyrtari policor ka qenë në lëvizje me veturën e tij private gjatë detyrës zyrtare, kur u ndalua nga një veturë, në të cilën ishin 4 persona të dyshuar.
Sipas të njëjtave burime, shoferi i kësaj veture e ka kërcënuar me familje zyrtarin policor, i cili bashkë me të dyshuarit e tjerë janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Por nuk kaloi shumë kur kjo veturë u ndalua nga Policia e Kosovës, por që personi që e kërcënoi policin nuk u gjet brenda.
Tre të dyshuarit e tjerë janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.