image E pabesueshme, Norwich eliminon Tottenhamin nga ‘FA Cup’ –Tim Krul heroi i ndeshjes

Futboll

Futboll/ E pabesueshme, Norwich eliminon Tottenhamin nga ‘FA Cup’ –Tim Krul heroi i ndeshjes

news image

Skuadra e Tottenham është eliminuar nga Norwich në kompeticionin ‘FA Cup’.

Pas 90 minutave, ndeshja mbaroi 1:1. Golin për Spurs e shënoi Vertonghen në minutën e 13-të, kurse për Norwich shënoi Drmic në minutën e 78-të, transmeton Gazeta Sinjali.

Pas 120 minutave, dy skuadrat u detyruan të gjuanin penaltitë. Në këtë fazë, Norwich u treguan më gjakftohtë.

Skuadra e Norwich shënoi tre penalti, kurse Spurs vetëm dy. Portjeri i Norwich, Tim Krul ishte heroi pasi priti dy penalti. /Gazeta Sinjali/