Një ngjarje e rëndë tronditi Bulqizën në mbrëmjen e së hënës ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Dritan Manjani nga një person i identifikuar si Dorjan Dema.
Një dëshmitar i ngjarjes tregon se konflikti nisi në një lokal, ku autori ishte në tavolinë me 4 persona të tjerë, ndërsa viktima ishte ulur në tavolinë tjetër. Ai thotë se mes tyre ka pasur sherre ndërsa autorët erdhën e kërkuan natën duke e ngritur nga buka dhe e vranë me thikë, jo me kaçavidë.
“Ishin duke ngrënë dhe duke pirë 5 veta, unë me viktimën ishim në tavolinë tjetër. Ne ishim në tavolinë duke pirë kafe. Unë u largova, viktima pastaj sdi më. Kanë pasur sherre, në lokal ka nisur konflikti. Pastaj kanë ardhur duke e kërkuar natën, ai ishte duke ngrënë bukë dhe e kanë vrarë me thikë.”
Një banor i zonës thotë se viktima ka qenë djalë i qetë dhe nuk krijonte konflikte. Ai tregon se autori erdhi bashkë me persona të tjerë me dy makina gjatë orës 22:00 dhe e thirrën viktimën për ta vrarë. Kur u plagos, mësohet se ai i kishte thënën nënës së tij që do bëhej më mirë, por fatkeqësisht nuk i mbijetoi dot plagëve.
“Ai ka qenë djalë më i mirë që nuk e bën nënës, ka qenë flori. Edhe ti bije ai nuk kthente dorë. Ka punuar në Greqi fukarai. Ishte i pamartuar. Nuk kanë pasur konflikt. Kanë qenë duke pirë, e ka parë një djalë i imi duke pirë pastaj ndodhi kjo ngjarja. Kanë ardhur dy makina këtu, e kanë thirr këtë djalin dhe ky ka dalë jashtë, kur atëherë ka ndodhur vrasja këtu të shtëpia. Kanë ardhur që atje me makina natën. Nëna e vet ka thënë se ishte duke ngrënë bukë dhe ka thënë dil semos ke zënë rrugën me makinë. Pastaj e ka parë djalin, e kanë goditur por se ka parë njeri. Mos u bëj merak se do përmirësohem i ka thënë nënës.”- tregon banori.
Autori 30-vjeçarar Dorjan Dema është kapur nga policia dhe është vënë në pranga.