image Lëkundjet e tërmetit/ Shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara në Shqipëri

Shqipëri

Lëkundjet e tërmetit/ Shkon në 100 numri i banesave të dëmtuara në Shqipëri

news image

Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.5 u regjistruan në qarkun e Dibrës më datën 29 tetor.

Pas tërmetit, numri i banesave që kanë pësuar dëmtime ka shkuar në 100.

Nga verifikimet e bëra në terren u konstatuan të dëmtuara 100 banesa nga të cilat 60-70 banesa janë të dëmtuara më pak dhe 30 banesa tjera janë me dëmtime më të mëdha, raporton oranews.tv.

Shtëpitë e dëmtuara janë në këto Njësi Administrative:

Njësia Administrative Shupenzë – 25 banesa

Njësia Administrative Zerqan- 22 banesa.

Njësia Administrative Fushë-Bulqizë 18 banesa.

Njësia Administrative Gjoricë- 11 banesa./GazetaSinjali/