image 30 të helmuar në Shqipëri, dyshohet se konsumuan ujë të përzier me ujërat e zeza

Shqipëri

30 të helmuar në Shqipëri, dyshohet se konsumuan ujë të përzier me ujërat e zeza

news image

Saktësisht 30 banorë janë paraqitur në Urgjencën e Spitalit në Shupenzë në Shqipëri, pasi kanë shfaqur shenja të helmimit.

Fillimisht janë paraqitur në spital 3 persona të një familjeje dhe më pas banorë të disa fshatrave kanë shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, raporton Dosja.al, transmeton Gazeta Sinjali.

30 persona në total kanë marrë serum, ndërsa banorët janë nga Gjorica, Shupenza dhe Hoshateni.

Paraprakisht dyshohet se helmimi ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm, pasi një tubacion është dëmtuar dhe mund të ketë sjellë përzierjen e ujit me ujërat e zeza.

Edhe më herët në Shupenzë të Bulqizës ka pasur helmim për shkak të dëmtimit të tubacioneve.

Në maj të 2019-ës dhjetëra banorë të zonës u helmuan po me të njëjtin dyshim, se ujërat e zeza ishin përzierë me ujin e pijshëm./Gazeta Sinjali/