image Gjendet një person i vdekur në pyjet e Bulqizës

Shqipëri

Gjendet një person i vdekur në pyjet e Bulqizës

news image

Një trup i pajetë është gjetur në zonën pyjore të Trebishtit në Bulqizë gjatë paradites së sotme.

Policia bën me dije se dyshohet që trupi ka disa ditë në atë vend pasi ishte i dekompozuar tërësisht.

Trupi i përket një burri, ndërsa po punohet për identifikimin e tij.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe disa gjëra të tij, raporton abc.albania, përcjell Gazeta Sinjali.

Bulqizë/informacion paraprak

Me datë 13.08.2021, rreth orës 11:05, është marrë informacion se në  një zonë pyjore në njësinë administrative Trebisht, është konstatuar një shtetas pa shenja jete.

Vijon puna për identifikimin e trupit të pa jetë dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /GazetaSinjali/