Një infermiere, e cila po kujdesej për një të moshuare, e cila vdiq nga koronavirusi, i ka vjedhur të ndjerës unazën e diamantit dhe kartën e kreditit.
Elizabeth Daniels, 29 vjeçe, i shërbent Barbara Gust 86 vjece nga Koldorado SHBA. e cila prej disa ditësh ishte e diagnostikuar me COVID-19.
Por pak kohë para se moshuara të humbte jetën nga sëmundja, Elizabeth, dyshohet se ka vjedhur unazën e saj të diamantit dhe kartën e kreditit. Familjarët mësuan për këtë vjedhje vetëm kur po përfundonin të gjithë ceremoninë mortore.
Më pas me ndërhyrjen e autoriteteve policore, infermierja 29 vjeçare është arrestuar dhe sendet me vlerë të grabitura i janë rikthyer familjarëve të viktimës./ Gazeta Sinjali/