image Histori e jashtëzakonshme! Vdesin 20 të moshuarit e azilit, shërohet nga koronavirusi 104-vjeçarja

Botë

Histori e jashtëzakonshme! Vdesin 20 të moshuarit e azilit, shërohet nga koronavirusi 104-vjeçarja

news image

Ada Zanusso është një nga të moshuarat e mbijetuara më të vjetra gjatë kësaj pandemie që është përhapur në të gjithë botën. Ajo ka lindur në vitin 1916 dhe vitet e fundit ajo i ka kaluar në një shtëpi të moshuarit pasi u rrëzua dhe theu këmbën. Në këtë azil kanë vdekur 20 të moshuar nga koronavirusi, ndërsa Ada ishte më fatlumja duke e mposhtur këtë virus.

Djali i saj është shprehur se në fillim të marsit ajo ishte bërë shumë keq, kishte ethe dhe të vjella. “Unë nuk mund të shkoja ta vizitoja sepse nuk më lejonin prej koronavirusit. Flisja me të çdo dit në kamer”, shprehet ai.

Më 17 mars, 104-vjeçaja u testua dhe doli pozitive me koronavirus. Por ajo tashmë e kishte marrë veten dhe ndiheshe shumë mirë. Javën e parë të marsit ajo e kaloi keq me disa simptoma, por më vonë edhe pse ishte ende pozitive, ajo ndiheshe në formë.

Konfirmimi për shëndetin e mirë të gruas së moshuar vjen edhe nga Carla Furno Marchese, drejtuesja e shtëpisë  së pleqëve : “Ajo tashmë del nga shtrati dhe ulet në karrige dhe nuk ka humbur as kthjelltësinë dhe as inteligjencën e saj. Shërimi i saj është një gëzim i madh dhe një shpërblim për të gjithë ata që e janë kujdesur për Adën në këto ditë të vështira”. /Gazeta Sinjali/