image Gruaja e moshuar ukrainase vret tetë ushtarë rusë, i helmon me një tortë

Botë

Gruaja e moshuar ukrainase vret tetë ushtarë rusë, i helmon me një tortë

news image

Një grua e moshuar ukrainase dyshohet se u ka shkaktuar vdekjen tetë ushtarëve rusë të uritur, duke iu ofruar ëmbëlsira të helmuara.

Incidenti është raportuar nga një zyrtar i Ministrisë së Brendshme në Ukrainë, i cili ka bërë publik një përgjim mes një ushtari rus dhe partnerit të tij të cilit i rrëfente ngjarje, raporton TGCOM24 – transmeton Gazeta Sinjali.

Mediet raportojnë se ushtria ruse është në një situatë të ndërlikuar sa i përket furnizimeve me ushqime.

Si pasojë e kësaj, ushtarët e uritur po pranojnë ushqim edhe nga populli ukrainas.

/GazetaSinjali/