image Ministria merr vendimin: Revokohet licenca e subjekit “Orenda”, ku u rrah e moshuara në Pejë
[wp-story id="814678"]

Sociale

Ministria merr vendimin: Revokohet licenca e subjekit “Orenda”, ku u rrah e moshuara në Pejë

news image

Ministria e Financave ka njoftuar se ka hequr licencen për qendrën “Orenda” në Pejë ku edhe ka ndodhur rasti i dhunës fizike ndaj një banore të moshuar që qëndronte aty.

Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit, me ç’rast është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale, ka njoftuar Ministria.

Njoftimi i plotë:

Revokohet licenca e subjekit “Orenda”

Pas publikimit të pamjeve të sulmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëherëshëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit.

Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i është dorëzuar sot Komisionit Licencues, i cili ka mbajtur një takim urgjent ku është marrë vendim që subjektit “Orenda” t’i revokohet licenca për ofrimin e shërbimeve sociale.

Sipas vendimit të Komisionit, subjekti në fjalë është i obliguar që brenda një afati 24 orësh t’i njoftojë familjarët e rezidentëve lidhur me vendimin, kurse deri më datë 7 nëntor (e hënë) obligohet të dorëzojë licencën dhe të mbyll aktivitetin e ofrimit të shërbimeve sociale.

/GazetaSinjali/