Sektori i Hetimeve të Stacionit Policor në Prizren është duke zhvilluar hetime lidhur me veprën penale “Shpërdorim i pasurisë së huaj” që ka ndodhur më datë 19/04/2022 rreth orës 15:30 në një qendër tregtare në Prizren.
Një gruaje i kishin rënë (1050 euro) në tokë, pas saj shihen se vijnë një çift, burrë e grua, gruaja i merr parat dhe ata largohen, njofton policia.
Sektori i hetimeve ka bërë përpjekje maksimale në ndriçim të veprës penale dhe ka siguruar fotografi dhe video të dyshuarave, mirëpo deri tani nuk ka rezultuar në identifikim e tyre.
Prandaj, Policia ka kërkuar bashkëpunim me qytetarët e Republikës së Kosovës, që kushdo që ka informacion për identitetin apo vendndodhjen e personave të dyshuar në fotot e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.