image E moshuara gjermane ia dhuroi një Mercedes të riut pasi ky e shërbeu me një gotë ujë

Botë

Botë/ E moshuara gjermane ia dhuroi një Mercedes të riut pasi ky e shërbeu me një gotë ujë

news image

Jeta shpeshherë na sjell sprova të ndryshme, por nuk duhet të bëhemi pesimistë. Një djalë nga Maqedonia, i cili për një kohë të gjatë jeton në Gjermani, ka pësuar një aksidentë të rëndë me disa thyerje të brinjëve dhe dëmtime të tjera në trup.

Ai është shtruar në spital nën kujdesin shëndetësor, por me brengën se për cdo ditë po humb dhe nuk po mund të realizohet në aspektin profesional.

Disa ditë para se ta lëshonte spitalin, duke shëtitur korridoreve ka parë një derë hapur, brenda së cilës ishte e shtrirë një grua e moshuar.

Ajo ka lëshuar një zë të ulët duke i kërkuar Davidit që ta thërrasë motrën medicinale për t’i mbushur një gotë me ujë. Davidi e ka kryer vetë këtë shërbim, duke u treguar dashamirës me të moshuarën gjermane.

Ditën kur shtetasi i Maqedonisë është dashur ta lëshojë spitalin, motra medicionale i ka thënë se duhet ta vizitojë të moshuarën. Në takimi e fundit me të, ajo i ka dhënë një zarf në të cilën në shenjë falënderimi i ka dhuruar një Mercedes të ri, të cilin e ka marrë nga salloni./Gazeta Sinjali/