Një e mbijetuar e Holokaustit ka vdekur teksa ishte strehuar nga forcat ruse në qytetin e rrethuar të Mariupolit, raporton mediumi izraelit Chabad.org.
Vanda Semyonovna Obiedkova, 91 vjeç, me familjen e saj u zhvendosën në një bodrum kur forcat ruse filluan bombardimet e tyre në qytetin port jugor – i cili vazhdon të përballet me peshën kryesore të agresionit rus.
Ajo vdiq më 4 prill pasi kaloi javë pa ujë apo ngrohje.
Vajza e saj e pikëlluar Larissa tha se nëna e saj i kaloi dy javët e fundit të jetës së saj duke u ngrirë dhe e paaftë të ngrihej në këmbë.
Ajo i tha Chabad.org: “Mamaja nuk e meritonte një vdekje të tillë”.
Larissa vazhdoi të përshkruante se si e kaloi gjithë kohën duke u kujdesur për nënën e saj, por “nuk mund të bënim asgjë për të”, duke shtuar se familja “jetonin si kafshë”, shkruan skynews.
“Nuk kishte ujë, pa energji elektrike, pa ngrohje – dhe ishte i ftohtë i padurueshëm“, tha ajo.
Zonja Obiedkova, e cila lindi në Mariupol më 8 dhjetor, ishte vetëm dhjetë vjeçe kur nazistët hynë në qytet në vitin 1941.