image E mashtroi se punon për një kompani të huaj dhe ia mori paratë

Kosovë

Siguri/ E mashtroi se punon për një kompani të huaj dhe ia mori paratë

news image

Pronari i një kompanie farmaceutike në Prizren ka raportuar në polici se është mashtruar nga një person i cili ishte paraqitur si punëtor i një kompanie tjetër farmaceutike jashtë vendit me të cilët ai bashkëpunon.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, i dyshuari e kishte mashtruar viktimën duke i thënë se kompania e huaj ka ndërruar llogarinë bankare. Kështu, viktima kishte transferuar të holla në llogarinë që i kishte thënë i dyshuari, por më pas ka konfirmuar nga pronarët e kompanisë partnere se të hollat nuk janë pranuar nga ata.

Policia njofton se rasti ka ndodhur më 22 prill të këtij viti, rreth orës 11:17 në Prizren dhe thotë se njësiti kompetent i policisë është duke hetuar rastin. /Gazeta Sinjali/