image E martuar dhe në lidhje me fqinjin, banori tregon shkakun pse u vranë dy të rinjtë në Patos

Rajon

Rajon/ E martuar dhe në lidhje me fqinjin, banori tregon shkakun pse u vranë dy të rinjtë në Patos

news image

Tragjedia e së enjtes në Patos të Shqipërisë, duket se i ka fillimet pas një konflikti mes familjes Rrapaj dhe Skëndaj, për shkak të një lidhjeje të padëshiruar të dy të rinjve.

Një ditë pas vrasjes së dyfishtë në Poliklinikën e Patosit, ku Martin Skëndaj qëlloi me armë zjarri në drejtim të shtetasit Manol Rrapaj 26 vjeç dhe Elis Kapaj, duke i lënë të vrarë dy të rinjtë, detaje të tjera janë bërë publike për konfliktin mes palëve.

Duket se një lidhje dashurie mes viktimës, Manol Rrapaj dhe motrës së autorit, Martin Skëndaj ka qenë shkaku sherrit të nisur edhe më herët. Familja Rrapaj dhe ajo Skëndaj jetojnë në fshatin Kuqar, pra ishin fqinje me njëra-tjetrën dhe nuk e kanë miratuar asnjëherë lidhjen e Manolit me vajzën.

Kjo e fundit u martua nga familjarët e saj në një fshat të Ballshit, por duket se kjo nuk ka qenë pengesë për dashurinë që kishte ndaj 26-vjeçarit Rrapaj.

Një fakt të tillë e ka rrëfyer një banorë i fshatit ku jetonin të dy familjet. Ai tregon se vajza dhe Manol Rrapaj takoheshin fshehurazi me njëri-tjetrin deri sa një ditë i ka zënë mat në dhomë e ëma e viktimës.

Një fakt i tillë ka bërë që gjakrat të nxehen dhe pak ditë pas ngjarjes së rënë dy familjet janë zënë me sëpata më njëra-tjetrën. Policia ka ndërhyra duke sekuestruar sëpatat. Një masë e tillë nuk ka mjaftuar për të parandaluar tragjedinë e ndodhur mesditën e djeshme, ku Martini i cili punonte si polic në grupin e shoqërimit në burgun e Fierit, është përplasur fizikisht me Manolin dhe kushëririn e tij Elisin dhe më pas ka qëlluar mbi ta.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 26-vjeçari Rrapaj, ndërsa kushëriri i tij, Elis Kapaj 22 vjeç vdiq në Spitalin Rajonal të Fierit.

Mbi ngjarjen e rëndë kanë dhënë dëshmitë e tyre të afërmit të familjes të cilët shprehen se shkak e vrasjes së të rinjve ka qenë vajza.

“Familjet që të dyja janë të mira, por fajtore u bë vajza. Ajo ishte e martuar, i vinte në krevat natën këtij çunit, ishte beqar (viktima) ajo ishte e martuar. Mirëpo e gjeti e ëma e djalit atë botin, ja edhe tani ajo bërtet “kurvë, kurvë”, e gjeti në krevat, aty filloi sherri. Lajmëruan policinë, edhe parmbrëmë u rrahën me sëpatë, edhe tani erdhën dhe morën të atin. Ai ruajti rastin dhe erdhi dhe e vrau, por që vrau edhe kushëririn që kishte ardhur nga Gjermania për ta takuar”, tha banori.