image E kryer sipas Di Marzios: Haaland vendos të luajë në Spanjë

Futboll

E kryer sipas Di Marzios: Haaland vendos të luajë në Spanjë

news image

Gazetari italian Gianluca Di Marzio ka bërë të ditur se sulmuesi i Borussia-s, Erling Haaland ka vendosur të shkojë te Real Madridi.

Di Marzio pretendon se norvegjezi zgjodhi mes Premierligës angleze dhe La Ligas dhe se ai zgjodhi këtë të fundit, sepse beson se i përshtatet më mirë stilit të tij të lojës.

Për 21-vjeçarin norvegjez, janë interesuar Reali dhe Barcelona, dhe zgjedhja e Haaland preferon klubin madrilen.

Ai i ka kërkuar tashmë agjentit të tij që të rregullojë gjithçka për Realin”, ka raportuar gazetari italian.

Haaland mund të largohet nga Borussia për 75 milionë euro verën e ardhshme. Ai fiton rreth tetë milionë euro në vit në Dortmund, ndërsa pritet të fitojë dy herë më shumë në Madrid. /Gazeta Sinjali Sporti/