Alexis Sanchez do të rikthehet sërish te Interi, vetëm një vit pasi iu bashkua skuadrës franceze, Marseille.
Interi ka arritur marrëveshje me kilianin, i cili do të nënshkruajë një marrëveshje afatshkurtër në ditët në vijim.
Siç raporton gazetari italian, Fabrizio Romano, Sanchez e priste Interin për të nënshkruar dhe tashmë janë rezervuar edhe testet mjekësore, të cilat do t’i kryejë të premten.
Sanchez te Interi do ta zëvendësojë Correan, i cili do t’i bashkohet skuadrës së Marseille, duke ndodhur kështu një ‘shkëmbim’ mes dy futbollistëve tek dy skuadrat e caktuara.