image E krishtera që agjëron në Shqipëri: Ndjej plotësim shpirtëror

Shqipëri

E krishtera që agjëron në Shqipëri: Ndjej plotësim shpirtëror

news image

Rreth 80% e banorëve të Delvinës i përkasin besimtarë myslimanë. Në këtë muaj të Ramazanit pjesa më e madhe agjërojnë.

Elsa një besimtare ortodokse e motivuar nga vajza e saj agjëron përgjatë gjithë muajit të Ramazanit.

“Vajza ime ju fut kësaj rruge mua më pëlqeu sepse nga kjo merret anët pozitive të jetës futej në një rrugë të drejtë për shumë gjëra. Për të mos e lënë vetëm se më dukej sikur vuante dhe mendova të vuaja dhe unë bashkë me të. Vitin e parë e kisha pak të vështirë më pas e ndjeja sikur më mbushte nga brenda dhe shumë dëshira më janë plotësuar.”

Myftiu i Delvinës, Bledar Ali thotë se si Elsa ka me dhjetëra gra ortodokse që agjërojnë.

Laureta është teologe, por dhe bashkëshortja e myftiut. Agjëron prej 22 vitesh madje nuk e ka ndërprerë dhe gjatë 4 shtatzënive.

“I kam pasur të lehta dhe të mbara shtatzënitë dhe s’kemi pasur probleme falë zotit. Ka dhe motra të tjera që agjërojnë, konsultohen me dietologë apo mjekë se çfarë duhet të konsumojnë dhe agjërojnë gjatë shtatzënive.”

Sipas Lauretës këtë muaj nuk duhet të reduktohen vetëm vaktet ushqimore, por sakrifica shoqërohet falje, lexim të Kuranit dhe vepra të mira.

“Çohemi herët në mëngjes, përgatitim syfyrin dhe e konsumojmë, kryejnë rritin e faljes së Namazit të sabahut. Lexojmë pak nga Kurani. Pasi dërgojmë fëmijët në shkollë, shkojmë në punë. Kur s’kam klientë lexojmë sa më shumë Kuran, sepse leximi i Kuranit është puna më e shpërblyer gjatë Ramazanit“, tha ajo, shkruan abcnews.

Siç tregon Myftiu i Delvinës, në këtë xhami është traditë që të shtrohen çdo ditë iftare për shtresa në nevojë. Gjithashtu shpërndahen pako ushqimore nëpër shtëpitë e të varfërve.

Delvina mund të quhet qyteti i iftareve. Del në pah solidariteti për shtresat në nevojë. Gjatë muajit të Ramazanit shpërndajnë rreth 1.000 pako me ushqime. Nga këto pako përfitojnë dhe njerëz të besimeve të tjera.

/GazetaSinjali/