image E konfirmon Tottenham, Son bëhet ushtar

Futboll

Sport/ E konfirmon Tottenham, Son bëhet ushtar

news image

Klubi i Tottenham ka konfirmuar që Heung-Min Son do të fillojë shërbimin e tij të detyrueshëm ushtarak në Korenë e Jugut këtë muaj.

Sulmuesi arriti në vendin e tij në fund të marsit ku aktualisht është në karantinë. Stafi mjekësor i ekipit londinez është në kontakt të rregullt, pasi ai përfundon shërimin e tij pas demtimit të krahut në fitoren 3-2 ndaj Aston Villa në 16 shkurt dhe vazhdon të stërvitet.

“Sonny pati një operacion në krahun e tij në Korenë e Jugut para se të kthehej në Mbretërinë e Bashkuar në fund të shkurtit për të vazhduar rehabilitimin e tij, para njoftimit fillestar të lojës profesionale në Angli duke u pezulluar si rezultat i pandemisë COVID-19” – thuhej ne njoftimin e klubit.

Son do të kryejë shërbimin ushtarak vetëm një muaj jo 2 vjet si është me rregull pasi arrit të fitojë medaljen e artë në Kupën e Azisë në futboll./Gazeta Sinjali/