image E konfirmon policia se në Bërnjak u dërguan pajisje logjistike e kontejnerë

Siguri

E konfirmon policia se në Bërnjak u dërguan pajisje logjistike e kontejnerë

news image

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se referuar nevojës për përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët policorë të kufirit në Bërnjak, ka dërguar pajisje logjistike dhe kontejnerë.

Sipas policisë, këto pajisje do t’i shërbejnë zyrtarëve policorë të policisë kufitare për kryerjen e detyrave policore në interes të ofrimit të sigurisë publike.

Këto veprime realizohen përmes njësiteve të ndryshme policore, andaj me qëllim të krijimit të hapësirave dhe kushteve më të mira për punë në ambientet policore, Policia e Kosovës në vazhdimësi planifikon përmirësimin e kushteve të punës dhe ngritjen e kapaciteteve logjistike”, thuhet në njoftimin e policisë.

/GazetaSinjali/