image E konfirmon policia, një person vdiq në aksidentin e sotëm në Llukar

Siguri

E konfirmon policia, një person vdiq në aksidentin e sotëm në Llukar

news image

Policia e Kosovës e ka konfirmuar vdekjen e një personi në aksidentin e sotëm në fshatin Llukar të Prishtinës.

“Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë kompetente të cilat janë duke u marrë me rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar trupi i pajetë dërgohet për obduksion”, tha policia për Gazetën Sinjali.

Aksidenti që përfundoi me fatalitet ndodhi mes një veture dhe një kamioni. /Gazeta Sinjali/