Chelsea ka arritur një marrëveshje në parim me Interin që do të shohë sulmuesin Romelu Lukaku t’i bashkohet klubit italian në një huazim për një sezon, kupton The Athletic.
Interi do të paguajë një tarifë prej 8 milionë euro plus shtesa, ndërsa kushtet për pagën dhe bonuset e performancës së 29-vjeçarit janë pranuar gjithashtu.
Lukaku pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore javën e ardhshme përpara se të përfundojë transferimin e tij në skuadrën me të cilën ndihmoi të fitonte titullin e Serie A në sezonin 2020-21.
Interi nuk do të ketë një opsion apo detyrim për të blerë Lukakun pas huazimit të tij.
Dokumentet për transferimin janë në proces të finalizimit, me marrëdhëniet midis bashkëpronarit të ri të Chelsea, Todd Boehly dhe Michael Yormark – president i Roc Nation, i cili përfaqëson Lukakun – duke u dëshmuar kyç për arritjen e marrëveshjes.
Lukaku ka kontratë në Stamford Bridge deri në vitin 2026.