image E konfirmon Inspektorati Policor, Bashkim Spahiu ishte i përfshirë në aksident, intervistohet të hënën - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

18345

Të shëruar

15198

Të vdekur

669

E konfirmon Inspektorati Policor, Bashkim Spahiu ishte i përfshirë në aksident, intervistohet të hënën

news image

Gazeta Sinjali sot raportoi se Bashkim Spahiu, drejtor i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës ka goditur me veturë një fëmijë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë, me ç’rast viktima ka marrë lëndime dhe i është thyer këmba.

Sinjalizuesit e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ky rast me urdhër të prokurorit do të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërkaq Spahiu do të intervistohet të hënën për dyshimet e ngritura.

Lajmin e konfirmoi për Gazetën Sinjali edhe Inspektorati Policor i Kosovës, ku njoftuan se hetuesit e IPK-së kanë ndërmarrë veprime hetimore dhe rasti vazhdon sipas procedurës së rregullt.

Këtë rast e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për Gazetën Sinjali, të cilët njoftuan se fëmija është dërguar në QKUK dhe është jashtë rrezikut për jetë, derisa zyrtari Spahiu që e goditi viktimën ishte me një veturë të tipit Mercedes.

Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me Spahiun, por në momentin që e ka marrë vesh se për çfarë rasti është telefonuar, i njëjti e ka ndalur telefonin.

Gazeta Sinjali do të ju mbajë të informuar për këtë rast.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin