image Kjo është gjendja shëndetësore e fëmijës që u godit me veturë nga zyrtari policor - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

17009

Të shëruar

14716

Të vdekur

656

Kjo është gjendja shëndetësore e fëmijës që u godit me veturë nga zyrtari policor

news image

Gazeta Sinjali raportoi sonte se drejtori i Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Bashkim Spahiu ka goditur me veturë një fëmijë në rrugën “Dardania” në Fushë Kosovë.

Se personi që po e drejtonte veturën, ishte zyrtar policor është konfirmuar edhe nga vetë policia, të cilët po ashtu kanë njoftuar se fëmija gjendet jashtë rrezikut për jetë.

“Sot me datën 17.10.2020, rreth orës 16:35, në rrugën “Dardania” Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime, ku të përfshira kanë qenë një veturë e tipit Mercedes, të cilën ka qenë duke e drejtuar një zyrtar policor dhe një këmbësor. Personi i aksidentuar është dërguar me auto-ambulancë në QKUK në Prishtinë dhe është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në përgjigjen e policisë për Gazetën Sinjali.

Nga policia tutje kanë bërë të ditur se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e Trafikut Rajonal të Prishtinës, të cilët kanë bërë ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe janë duke u marrë me rastin. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin

Etiketat kryesore: