image E kishte fshehur drogën në kuletë, Policia arreston 22-vjeçarin në Vushtrri

Siguri

E kishte fshehur drogën në kuletë, Policia arreston 22-vjeçarin në Vushtrri

news image

Përdorimi i substancave narkotike ka marrë përmasa shqetësuese më Kosovë. Ato po përdoren në masë të madhe, sidomos nga të rinjtë. Një rast i tillë është zbuluar gjatë ditës së djeshme në rrugën “Pandeli Sotiri” në Vushtrri, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson se gjatë patrullimit Policia ka ndalur një person nën dyshimet për posedim të gjësendeve të kundërligjshme.

Gjatë kontrollit të të dyshuarit, zyrtarët policorë në kuletën e 22-vjeçarit kanë gjetur një sasi të substancës narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të narkotikëve, ai është shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit për veprën për të cilën ngarkohet.

Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

/GazetaSinjali/