image E kërcënon me thikë dhe më pas i vjedh biçikletën në Prizren

Siguri

E kërcënon me thikë dhe më pas i vjedh biçikletën në Prizren

news image

Raste të shpeshta të grabitjes po krijojnë pasiguri tek qytetarët. Një gjë e tillë ka ndodhur mbrëmë në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Policisë kanë njoftuar se nën kërcënimin e thikës një personi i është vjedhur biçikleta.

I dyshuari pas vjedhjes kishte ikur nga vendi i ngjarjes, kurse policia deri më tani nuk ka arritur ta identifikoj atë.

Rasti ka ndodhur rreth orës 23:40 në rrugën ‘Hysen Rexhepi’ në Prizren. /GazetaSinjali/